Meta: Video, montazh kriminal për të nxitur dhunën

Kreu i LSI-së Ilir Meta e ka cilësuar sërish video-përgjimin si një montazh kriminal që kishte për qëllim nxitjen e dhunës në 21 janar.
Duke folur në seancën e sotme plenare, kreu i LSI-së Meta theksoi se ka mëse një muaj që ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë në lidhje me videon e montuar.
Ai gjithashtu ka pranuar sërish që personi që paraqitet në video është vetë ai por ka theksuar se ka pasur manipulim tek titrat edhe zëri.
Meta gjithashtu theksoi se eksperti amerikan gjithashtu ka hedhur poshtë të gjithë videon.