E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Ndryshimet në rregullore, atentat Kushtetutës

Deputeti i PS-së Namik Dokle ka deklaruar se seanca e sotme plenare për ndryshimin e rregullores është një atentat që i bëhet parlamentarizmit dhe Kushtetutës së vendit.
 

“Seanca e sotme është një atentat ndaj parlamentarizmit. Një atentat që do të thotë se tani e tutje nuk ka vlerë Kushtetuta në Shqipëri. Nga sot e tutje do të thotë se do të zbatohen vetëm urdhërat dhe firmat e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit”, tha Dokle.

Gjithashtu Dokle duke e cilësuar këtë seancë si një turp theksoi se mazhoranca po shkel rregulloren e Kuvendit për ta masakruar atë.
 

Ai gjithashtu akuzoi mazhorancën se po ushtron represion mbi opozitën për ta nënshtruar dhe për të mos i lejuar lirinë e fjalës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›