Gerdeci, ceshtjes i shtohen edhe 13 te pandehur

Ceshtjes se tragjedise se Gerdecit, ku humben jeten 26 persona, i jane shtuar edhe 13 te pandehur te tjere, duke e cuar ne 27 numrin e personave te konsideruar si te pandehur ne kete ceshtje.
Lajmin e bejne te ditur burime prane Prokurorise se Pergjithshme, sipas te cilave te pandehurit e rinj jane anetare te komisionit te kategorizimit te municioneve dhe anetare te komisionit te percaktimit te cmimeve te fishekeve.
Sipas burimeve, emrat e personave ne fjale jane: Zenun Fero, Hysni Cocka, Hilmi Lacaj, Fati Toska, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Rezart Tershana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Gezim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuci.