E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, dëbora arrin 30 cm në zonat malore

Në qytetin e Gjirokastrës, rreshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit duke arritur në trashësinë 10 cm në qytet dhe 30 cm në zonat malore. Problematike janë paraqitur lagjet e sipërme të qytetit, të pakalueshme për automjetet. 

GJIROKASTER- Rajoni jugor për herë të dytë brenda harkut kohor të dy muajve, është mbuluar nga rreshjet e shumta të dëborës. Në qytetin e Gjirokastrës, rreshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit duke arritur në trashësinë 10 cm në qytet dhe 30 cm në zonat malore.
Problematike janë paraqitur lagjet e sipërme të qytetit të cilat kanë qënë krejtësisht të pakalueshme për automjetet.

Bashkia e Gjirokastrës ka ndërhyrë duke bërë pastrimin e rrugëve në pjesët problematike ndërsa policia bashkiake ka pezulluar lëvizjen e mjeteve drejt kësaj zone.
Menjëherë pas një situate të tillë është aktivizuar dhe drejtoria rajonale e rrugëve duke hedhur skorie në akset problematike, sic është aksi Qafë- Muzinë.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës, u shprehën për “Neës 24” se rreshjet e dëborës fatmirësisht nuk kanë krijuar bllokime të rrugëve kombëtare, ndërsa vështirësi më problematike në këtë aspekt paraqesin, komunat Pogon, Zagorie e Frashër ku janë bllokuar të gjitha rrugët dytësore që të cojnë drejt tyre.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›