Gërdeci, familjarët e viktimave sot në protestë
Banorët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë sot një tubim përkujtimor në nderim të atyre që humbën jetën nga shpërthimi i fabrikës së demontimit “Alba Demil” si dhe për të kërkuar drejtësi.
TIRANE- Banorët e Gërdecit kanë vendosur të protesojnë sot, një ditë para përvjetorit të parë të tragjedisë së rëndë që i mori jetën 26 personave dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Banorët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një tubim përkujtimor në nderim të atyre që humbën jetën nga shpërthimi i fabrikës së demontimit “Alba Demil” si dhe për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për fajtorët. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë familjet e viktimave të tragjedisë së Gerdecit dhe lëvizja “Mjaft”, banorë të tjerë të Gërdecit dhe të fshatrave përreth, grupime sindikaliste dhe organizata të tjera të pamotivuara politikisht, opinionistë, intelektuale dhe qytetarë të Tiranes dhe të qyteteve te tjera.
Përgjegjësit
Prokuroria e Përgjithshme mbylli dje dosjen e “Gërdecit” duke e dorëzuar atë në Gjykatën e Lartë. Mësohet se janë mbi 80 fashikuj me 35 mijë faqe materiale të cilat i janë dorëzuar Gjykatësë së Lartë nga prokuroria si prova të pakundërshtueshme dhe që vërtetojnë fajësinë e 29 të pandehurve në këtë proces. 25 prej të pandehurve, mes tyre: Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, dhe deputet pa imunitet, Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Agim Lala, ish-zv\shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Shpëtim Spahiu, ish-komandant i Forcës së Bashkuar, Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, si dhe ish-zyrtarë të tjerë të ministrisë do të përgjigjen për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” apo “falsifikimit të dokumenteve”. Për akuzat e “vrasjes masive” dhe “shkatërrimit të pronës” do të përgjigjen vetëm katër prej të pandehurve: Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s, Mihal Delijorgji, administrator i shoqërisë “Albademil”, Dritan Minxolli, drejtor teknik i fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec, Sokol Gjeçi, ish-mbikëqyrës i ndërmarrjes shtetërore MEICO.
Nga shpërthimi i fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec mesditën e 15 marsit 2008, gjetën vdekjen 26 persona si dhe u plagosën 300 të tjerë. Dëmet materiale kapën shifrën e afro 20 milionë eurove. Urdhra, memorie, vendime qeverie, deklarimet e punëtorëve të fabrikës, vendime të qeverisë apo gjykatave, deklarimet e vetë të pandehurve, letërporositë e ardhura nga Amerika, janë vetëm disa nga provat që do të paraqiten në Gjykatën e Lartë për të vërtetuar akuzat ndaj të pandehurve. Dosja “Gërdeci” është dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Lartë për faktin se i pandehuri kryesor Fatmir Mediu, është person me imunitet, pasi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
(s.g/Balkanweb)