Shkodër, Berisha: Rama të dorëzojë planin e Tiranës
Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish liderin e opozitës Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër. Berisha i bëri thirrje Ramës të mos mbaj peng planin urbanistik të kryeqytetit. Gjithashtu ai i bëri thirrje të rinjve shkodranë të pajisen me karta për zgjedhjet.
SHKODËR- Kreu i qeverisë shigjeton sërish ashpër kryesocialistin Edi Rama, të cilin e cilësoi sot në Shkodër një hije pa të ardhme. Deklaratat e kryeministrit u bënë gjatë turit të takimeve në Shkodër, gjatë inaugurimit të Bankës italiane për Zhvillim.
“Alternativa jonë është alternativë e konsolidimit të vlerave, e zhvillimit të vlerave e ndërtimit të urave, shkollave, rrugëve. Ndërsa alternativa e zotit Rama, janë mbrojta e dosjeve”- tha Berisha.
Gjatë inaugurimit të monumentit të kulturës “Truma e Dugajve të Reja”, Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramën, këtë herë në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, Rama nuk e dorëzon planin e përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit, por e mban atë si plaçkë personale.
“Këtu nga Shkodra i kërkojë në mënyrën më të prerë të dorëzojë planin e përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit, sepse ky plan nuk është as plaçkë e tij dhe e kompanive të tij”- theksoi më tej kryeministri Berisha.
Ndalesa e radhës e kryeministrit Berisha, ishte në Universitetin “Luigj Gurakuqi” ku u takua me student të këtij universiteti. Gjatë fjalës së tij para auditorit, Berisha i bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje si dhe të pajisen me kartat e identitetit. Gjithashtu, kreu i qeverisë i bëri thirrje të rinjve të ecin djathtas, pasi sipas tij, ecja majtas do të thotë të ecësh mbrapa. (a.r/news24/balkanweb)