Tarifa e televizionit rritet 100 lekë më shumë
Qytetarëve këtë muaj për herë të parë u ka ardhur e bashkangjitur me faturën e dritave edhe taksa për televizionin. Përherë këtë detyrim e kanë paguar në muajt e parë të vitit.
TIRANE- Qytetarëve këtë muaj, bashkangjitur me faturën e energjisë elektrike u ka ardhur edhe taksa për televizionin. Kjo tarifë jo vetëm që për herë të parë u ka ardhur e bashkangjitur me faturën e dritave, por ishte rritur edhe 100 lekë më shumë. Askush nga qytetarët nuk ka qenë në dijeni se kjo taksë vjetore është rritur. "Kjo nuk është një taksë që i vret shumë xhepat tanë, por prapë fakti që ne duhet të paguajmë para më tepër dhe mbi të gjitha pa na informuar, nuk është një gjë pozitive", - kanë sqaruar banorët. Sipas tyre ky është viti i parë që kjo taksë u ka ardhur brenda faturës së dritave. Pasi përherë këtë detyrim e kanë paguar në muajt e parë të vitit, pranë arkave ku kryenin pagesën e faturave të energjisë elektrike. "Rritja nga 500 lekë në 600 lekë nuk është rritje shumë e ndjeshme në krahasim me faturat shumë të fryra të energjisë elektrike. Sepse në këtë fillimviti faturat po i paguajmë pothuajse dyfish në krahasim me vitin e kaluar. Por duke qenë se këta nuk i pyesin njerëzit dhe nuk duan të dinë për vështirësitë e tyre ekonomike, mund të rrisin edhe energjinë elektrike pa na informuar. Duke na vënë në dijeni vetëm kur fatura e energjisë vjen në shtëpitë tona", -tregon Fatmir Gurakuqi. Ndërkohë, banorët e kryeqytetit edhe për faturat e këtij muaji kanë pasur ankesa, pasi sipas tyre edhe për muajin shkurt u kanë ardhur faturat shumë të larta.
(s.g/BalkanWeb)