'Gërdeci', ish-shefi i Shtabit kërkon gjykim të shkurtuar
TIRANË - Sot, ish zv-shefi i Shtabit të Forcave te Armatosura, Agim Lala kërkoi gjykim të shkurtuar në bazë të akteve që ndodhen në ngarkim të tij në dosjen e shpërthimit të 15 marsit 2008. Deri tani i pandehuri Agim Lala është i pari nga 28 të pandehurit që paraqet kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli të cilët seancën e kaluar kishin kërkuar kohë për të shqyrtuar këtë kërkesë, deklaruan sot se nuk e pranonin. Ish. administratori i Alba Demil dhe Minxolli kërkojnë pavlefshmëri të disa akteve që ndodhen në dosjen e prokurorisë.
Seanca e radhes per tragjedine e Gerdecit është lënë për ditën e mërkurë. Sipas informacioneve të fundit, ka pasur debate ne sallën e gjyqit mes avokateve dhe trupit gjykues. Kujtojmë se më 30 shtator gjyqi është shtyrë pasi avokatët kërkuan veçimin e dosjeve.