E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis viti i ri akademik, Presidenti Topi dekoron Akademinë e Arteve

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot Akademinë e Arteve me titullin Mjeshtër i Madh në shenjë mirënjohjeje për gjithë figurat që kanë dalë nga ky auditor. Ai zgjodhi Akademinë për të përcjellë urimet e tij për një vit akademik sa më të mbarë për të gjithë studentët dhe pedagogët që nisën shkollën dhe punën për vitin 2009-2010. "Universitetet duhet të shkojnë drejt përmirësimit të cilësisë", u shpreh Presidenti në mesazhin e tij, ndërsa u bëri thirrje studentëve tanë që studiojnë jashtë të kthehen e të punojnë në atdhe.

Ndërkohë, Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot studentët në mbarë vendin nga Universiteti i Kamzës. Ai premtoi mbështetje për kërkimin shkencor. Kreu i qeverisë tha se çelja e vitit të ri akademik është një ditë e rëndësishme për botën akademike shqiptare. "Ndje një kënaqësi të veçantë për faktin që sot ulen 30 mijë studentë ngë auditore", tha ai.

Sot, më 12 tetor, qindra mijera studente i jane drejtuar universiteteve. Në auditore ulen per here te pare 30 mije studentet qe fituan kete vit te drejten e shkolles se larte. Ndersa ne total vendi yne ka rreth 120 mije studente qe ndjekin studimet ne universitetet publike dhe private.

Ky vit ka nisur me protesta në fakultetin e Mjekësisë. Dhjetëra te rinj te mbledhur përpara këtij fakulteti, kryesisht ata te vitit te dyte, pretendojnë ndryshimin e një rregulli të vendosur nga fakulteti i cili parashikon mbetjen në stazh nëse studentet ngelen qofte edhe ne nje provim nga viti i mëparshëm. Studentet janë të vendosur të vijojnë protestën e tyre duke bojkotuar mësimin deri në plotësim të kërkesave. "Jemi shumë të vendosur për atë që kërkojmë", thanë ata.

Ministri Tafaj: Reformë për cilësinë e diplomave

dt. 11 tetor

TIRANË- Një ditë para nisjes së vitit të ri akademik për studentët, kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj ka uruar profesoratin dhe gjithë studentët dhe ka theksuar se gjatë këtij mandati kryefjalë e programit është cilësia e diplomave.

Duke deklaruar se premtimi për liberalizimin e universiteteve është mbajtur, pasi vetëm këtë vit hyjnë në auditoret publike mbi 30.000 studentë, këtë mandat do të punohet për cilësinë e studimeve.

"Në mandatin e dytë, kryefjala e programit tonë në arsimin e lartë është cilësia e studimeve, cilësia e diplomave. Së shpejti një kompani e huaj, fillon punën për të përcaktuar standardet mbi bazën e të cilave do të bëhet klasifikimi i universiteteve dhe i diplomave shqiptare për nga cilësia e tyre. Deri në fillim të vitit tjetër akademik ne do të kemi të përfunduar klasifikimin e universiteteve shqiptare, publike e private, për nga cilësia, pra niveli i tyre"- tha Tafaj.
Sipas tij, së bashku me studentët e viteve më të larta, numri total i studentëve, në të gjithë sistemin e arsimit të lartë, pra përfshirë edhe atë privat, parashikohet të afrohet me shifrën 120.000 studentë, që do të thotë se ekzistojnë të gjitha premisat që në vitin akademik 2013-2014 Shqipëria të ketë 150.000 studentë.
Ai garantoi respektim të autonomisë universitare dhe reformë të thellë në përmbajtje, në përputhje me standardet e Bolonjës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›