E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, “MEICO” padit “Albademil”, kërkon 400 mijë $ dëmshpërblim

Tragjedia e Gërdecit vazhdon të mbetet ende e hapur, ndërsa proceset gjyqësore pasojnë njëra tjetrën. Këtë herë është kompania shtetërore e shitjes së municioneve MEICO, e cila i kërkon “Albademil” në pronësi të Mihal Delijorgjit, plot 400 mijë dollarë dëmshpërblim.

Padia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 30 gusht të këtij viti, ndërsa seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 14 shtator. Në padinë kontraktuale, MEICO kërkon nga “Albademil” detyrimin e të paditurit të përmbushë shlyerjen e detyrimeve konktraktore ndaj ndërmarrjes 'MEICO' në vlerën prej 404.947 $, njofton shekulli.

“A1Report” ka mësuar nga burime në Gjykatën e Tiranës se në padinë kontraktuale periudha në të cilën është krijuar ky detyrim financiar i përket kohës kur ndërmarrja shtetërore tregtonte municione për “Albademil”, e cila me punishten famëkeqe të Gërdecit kryente demontimin e armëve. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›