E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatet afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit

KQZ-ja ka shtyrë edhe për shtatë ditë afatin për regjistrimin e votuesve jashtë vendit. Ata kanë kohë që këtë ta bëjnë deri më datë 17 shtator, ndërsa sfidimi ka vetëm një javë kohë, pra deri më datë 24, sepse Ligji e thotë që duhet të përfundojnë 40 para afatit të zgjedhjeve.

Kjo është bërë pas kërkesës së Ministrisë së Diasporës, por, anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë se ky është vendim që është marrë në Bruksel e KQZ-ja vetëm po e miraton. Ai e ka lëshuar mbledhjen kur o votua për këtë.

Anëtarët kanë thënë se vetëm kaq mund t’u ofrohej afat, jo më shumë. Rrustemi ka thënë se kjo ka të bëjë me regjistrimin e votuesve në Serbi e nuk ka të bëjë me diasporën, raporton RTK.

“Kjo kërkesë nuk ka të bëjë me diasporën, mendojë që edhe Ministria e Diasporës është përfshirë dhe është lëshuar në zhvillimet e fundit politike, dhe në këtë rast po e shfrytëzon diasporën për të arritur një qëllim krejt tjetër dhe që nuk ka të bëjë me drejtën e tyre për të votuar. Unë mendoj që kjo kërkesë, ju mund ta aprovoni dhe ta ndryshoni sa herë doni por mendojë se kjo kërkesë nuk ka të bëjë me diasporën por ka të bëjë me regjistrimin e votuesve në Serbi dhe është kërkesë e drejtpërdrejtë dhe është vendim që është marrë në Bruksel e ne veç po e formalizojmë”, ka thënë ai.

Kur u votua për këtë proces ai lëshoi mbledhjen derisa të gjithë të tjerët votuan PËR, shtyrje të afatit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›