E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci mungon avokati shtyhet seanca

TIRANEuml- Gjykata e Tiranes shtyu per te henen e ardheshme seancen per ceshtjen Gerdeci me 29 te pandehur pjesa me e madhe ish- funksionare te larte te Ministrise se Mbrojtjes.
Seanca e parashikuar per tu zhvilluar diten e sotme ku pritej te shqyrtoheshin disa nga provat e organit te prokurorise kunder te pandehurve u shty per shkak te mungeses se njerit prej avokateve mbrojtes ne proces.
Te pandehurit e kesaj ceshtjeje akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes kur si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa shume te tjere u plagosen. Nga kjo ngjarje pati deme te shumta materiale ne zonen perreth.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›