E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Topi mbledh Keshillin e Sigurise Kombetare

TIRANEuml- Presidenti i Republikes Bamir Topi po pergatitet per te organizuar e thirrur mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare per situaten e krijuar ne vend si pasoje e permbytjeve.

Ne njoftimin e publikuar ne faqen ne internet te presidences thuhet se kreu i shtetit eshte kthyer me urgjence nga Kazakistani ne oret e para te mengjesit te sotem ku mori pjese ne Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se dhe po ndjek me shqetesim situaten e krijuar ne veri-perendim te vendit nga reshjet dhe permbytjet e diteve te fundit.

Por edhe qendrimit ne Astana Topi ka vijuar kontaktet me te gjithe perfaqesuesit institucionale mbi ecurine e zhvillimeve dhe masat qe po merren per ta perballuar sa me mire ate. Pas marrjes se ketyre informacioneve te fundit dhe vleresimit te situates ne bashkepunim me te gjithe aktoret institucionale Presidenti i Republikes do te vendose per te thirrur mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›