Hetimi biznesmeni borxhli ne Korce ndodhet ne Kosove
KORE - Biznesmeni kosovar qe eshte larguar nga qyteti i Korces per shkak te borxheve ne para do te ndiqet penalisht per mashtrim. Diten e dyte te largimit te Lulezim Shales pronar i disa furrave te prodhimit dhe tregtimit te bukes ne Korce Erseke dhe Bilisht policia vendosi ta dergoje ate per ndjekje penale ne prokurori. Burime te policise bene te ditur se sektori i antikrimit ekonomik ka pergatitur dokumentacionin dhe e ka dorezuar ate dje ne prokurorine e rrethit. Biznesmeni Lulezim Shala do te ndiqet penalisht ne mungese pasi ai rezulton te jete larguar nga Korca. Nga kontrolli i hyrje-daljeve ne pikat e aferta kufitare rezultoi se Shala eshte larguar ne Kosove. Te merkuren ne policine e Korces u kryen tre denoncime ndaj tij per marrjen e shumave te konsiderueshme te parave ne forme borxhi dhe moskthimin e tyre. Policia tha se i ka depozituar te tre denoncimet e biznesmeneve korcare qe pretendojne se kosovari iu ka borxhe te pakthyera ne nje shume afro 10 milion leke. Gjithashtu biznesmeni i prodhimit dhe tregtimit te bukes ka marre edhe nje kredi bankare me vlere 3.5 milione leke e nderkaq mesohet se ai ka borxhe edhe ne shuma me te vogla. Edhe pas dites se dyte te mungeses se tij dy furrat e bukes ne pronesi te tij ne qytetin e Korces kane vazhduar aktivitetin por punetoret nuk dine se si te veprojne dhe nga kush do te paguhen nese ai nuk kthehet. Policia tha se ndonese eshte derguar per ndjekje penale ne Prokurori hetimi i ceshtjes per biznesmenin kosovar paraqitet i veshtire pasi huadhenesit e tij nuk disponojne dokumente te shkruara dhe te zyrtarizuara per dhenien e parave. g.a