E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci në paqe, një libër më shumë, një plumb më pak

Një libër më shumë një plumb më pak. Ky slogan u është dhënë dje fëmijëve të Gërdecit në ditën ndërkombëtare të paqes. Kështu federate e Paqes Universale dhe federata e familjes për paqen botërore dhe bashkimin, në bashkëpunim edhe me fakultetin e histori filologjisë i kanë dhuruar biblotekës së shkollës 9-vjeçare në Gërdec afro një mijë libra. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm veç drejtuesve të shkollës edhe dekani i fakultetit filologjik dhe njëkohësiht kryetari i këshillit kombëtar të federatës së Paqes, Shezai Rrokaj.
Ndërkohë edhe drejtori i shkollës 9-vjeçare të Gërdëcit Vullnet Atellari ka falenderuar këtë projekt të këtyre organizatave ku sipas tij këto libra do i largojnë fëmijët nga plumbat që kanë mbetur pas shpërthimit të depove të armëve më 15 mars 2008 në Gërdec.
Ndërkohë data 21 shtator është dita ndërkombëtare e paqes deklaruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›