E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Anglia, nuk është e detyruar të marrë refugjatë

Bashkimi Europian ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar nuk është e detyruar të marrë refugjatë apo azilkërkues shtesë që do të mbeteshin të pastrehë nga mbyllja e kampit të emigrantëve të paligjshëm në Calais të Francës. Kampi i njohur si "The jungle", përkthyer në shqip "xhungla", ka shërbyer si pikë kalimi për qindra emigrantë që dëshironin të shkonin në Angli duke kaluar nga shteti francez. Qeveria franceze është angazhuar se do ta mbyllë këtë kamp deri në fund të kësaj jave dhe njoftimi ka shkaktuar shqetësime në Mbretërinë e Bashkuar.
Zëvendës presidenti i Komisionit Europian, Zhak Barrot tha se zhvendosja e refugjatëve dhe e azil kërkuesve është bërë mbi baza vullnetare.
"Ne nuk duam që të detyrojnë Mbretërinë e Bashkuar ose ndonjë anëtar tjetër të vendeve të BE-së për të marrë ose për të rivendosur mijëra refugjatë ekstra", tha Barrot në një konferencë për shtyp.
Barrot tha se mbyllja e kampit do të kishte qenë më efikase nëse ajo nuk kishte qenë vendosur në mënyrë të njëanshme. "Veprimi i një shteti anëtar mund të jetë efikas vetëm nëse është në përputhje me një veprim europian dhe në qoftë se mbështetet nga një bashkëpunim i mirë dypalësh", është shprehur Barrot. Sekretari i Brendshëm britanik, Alan Xhonson ka njoftuar se ai ishte "i kënaqur" për mbylljen e kampit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›