Gerdeci njolla e pashlyer e turpit
Sot ne tre vjetorin e shperthimit te Gerdecit Shqiperia nuk ka zemer me mire me thane nuk ka fytyre te perkulet mbi varret e 26 burrave grave femijeve dhe pleqve qe humben jeten atje.
Njemije e njeqind dite dhe nuk ka ende asnje fajtor te shpallur nga gjykata. Nuk ka asnje marrje te hapur pergjegjesie dhe shprehje te hapur ndjese nga qeveria Berisha. Nuk ka asnje kumpt per ata qe nuk kthehen me a thua se i ka vrare rrufeja apo perpire toka. Jonuk jam krejt i sakte. Ka nje lajm te ri ne kete tre vjetor te Gerdecit. Te pandehurit jane kthyer ne shtepi dhe po gjykohen ne gjendje te lire per shkak te kalimit te afateve
E di se ne kuptimin e pergjegjesise Shqiperia eshte nje nocion abstrakt. Nuk ka fajtore ne fajin e atdheut. Faji i te gjitheve eshte shpeshhere faji i askujt sikurse eshte strofkulla me e mire per fajtoret konkrete.
Por dua te nenvizoj se mungesa edhe pas tre vjetesh e drejtesise dhe ndjeses per tragjedine e 15 marsit 2008 rendon tashme si njolle si deshtim dhe si turp mbi Prokurorine dhe Gjykaten mbi Keshillin e Larte te Drejtesise mbi Minisitrine e Drejtesise mbi Qeverine ne teresi mbi partite mbi shoqerine civile. Per te mos thene me shume.
Natyrisht nuk mund te futen te gjithe ne nje thes. Nuk jane njelloj si ata qe kane bere cmos per degradimin e procesit si ata qe kane heshtur. Nuk eshte e njejte pergjegjesia e e organeve te drejtesise me ate te shoqerise civile pergjegjesia e qeverise me ate te opozites.
Dallimin ketu e kupton kushdo. Por duhet ta themi se guximi i disa politikaneve dhe gjyqtareve per te kaluar pa te keq mbi te vraret na perfshin te gjitheve ne bashkefajesine e oportunizmit dhe konformizmit.
Nuk ka asnje mister ne faktin se Gerdecin si afere e ka krijuar qeveria Berisha ne tryezen vezake te mbledhjeve te saj me 12 shkurt dhe 14 mars 2007 kur u miratua projekti i ripunuar.
Mund ta kishim menduar si nje veper te pakujdesise dhe nxitimit- tragjedite me zanafille vendimet qeveritare kane ndodhur e ndodhin edhe pse gjithnje e me pak. Por pas shperthimi tragjik ne vend qe te jepte shembullin e trasparences edhe atje ku nuk i kerkohej meqenese humbjet ishin shume te medha kryeministri Sali Berisha nuk gjeti asnjehere forca ta bente kete.
Ne te kunderten perballe shperthimit qe do te ndante ne dysh qeverisjen e tij dhe raportin e tij me te verteten ai konturoi nje fushate sulmesh kunder Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Sot ne kemi ne mendje sulmet dhe fyerjet e fresketa te Berishes ndaj Ina Rames per shkak te 21 janarit 2011.
Por po te kthehemi prapa ne kohe ne muajt maj dhe qershor te vitit 2008 do te shohim se ajo ka qene edhe atehere nen te njejtin agresioni verbal te kryeministri dhe shpures se tij. Gerdeci ndihmon shume per te kuptuar pozicionin e qeverise ndaj vrasjeve te 21 janarit sikurse 21 janari ndihmon shume per te kuptuar pozicionin e qeverise ndaj tragjedise se Gerdecit.
E perbashketa e ketyre qendrimeve qendron ne te njejten teknologji politike te orjentimit te hetimeve ne nje hulli te caktuar nepermjet intimidimit dhe nenshtrimit te prokuroreve. Ne vitin 2008 ishte ne rendin e dites zbardhja e Gerdecit.
Prokurorja e Pergjithshme po kerkonte heqjen e imunitetit te ish ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Edhe atehere ashtu si sot ajo mbeshtetej me force nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne pamje te pare dukej sikur kryeministri Berisha po bente vetevrasje politike me sulme qe kishin kuptimin e marrjen ne mbrojtje te Fatmir Mediut.
Ne te vertete ne rrethanat e krijuara Berisha nuk mund te mos e jepte imunitetin e Fatmir Mediut. Me sulmet kunder kryeprokurores qe dukeshin pa kuptim teksa shumica po votonte me te dyja duart kerkesen e firmosur prej saj Berisha dhe shpura e tij po krijonin nje qendrim qe ishte njekohesisht edhe nje politike ne lidhje me zbardhjen e Gerdecit.
Nuk do te rrinin te varur nga hetimi nuk do te drejtoheshin nga hetimi por do te benin cmos ta drejtonin ata hetimin dhe gjykimin e Gerdecit.
Kjo ishte politika e mbledhjes se hetimit dhe gjykimit ne nje piste anesore ne nje piste te tille qe ne nje ane publiku dhe te afermit e viktimave te mendonin se Gerdeci po zbardhet ndersa nga ana tjeter te lihej jashte procesit gjithcka dhe gjithkush qe imlikonte moralisht apo penalisht Berishen dhe qeverine e tij. Kjo ishte nje zgjidhje e pershtatshme edhe per ata private apo zyrtare te rangjeve te dyta e te treta qe do te viheshin perkohesisht prapa hekurave.
Me mire te dilnin para drejtesise dhe te sakrifikonin paksa duke ruajtur mbeshtetjen e shefave se sa te gjykoheshin e denoheshin bashke me shefat.
Mbetet e paharrueshme buzeqeshja e presidentit te firmes Albademil Mihal Delijorgji kur po dilte me duart ne pranga nga dyer e gjykates ku sapo kishte marre vendimin e burgut pa afat per 26 te vdekurit ne fabriken e tij. Shume shpjegime dhe komente jane bere per ate buzeqeshje intriguese si te Mona Lizes. Me ka mbetur ne mendje shpjegimi qe thoshte se Mihali buzeqeshte ashtu sepse ndihej si trimi i mire me shoke me shume kishte marre siguri dhe po u kthente siguri shokeve jashte.
E shoqeruar me forma te shumllojshme presioni dhe me manovra te uleta per djegien e afateve ligjore te gjykimit politika e mbledhjes se Gerdecit ne nje piste te dores se dyte ka patur e ka nje rol te dores se pare ne deshtimin e deritanishem te procesit.
Ne gjykate kane perfunduar si te pandehur drejtuesit e ndermarrjes MEICO dhe Albademil qe jane akuzuar respektivisht per favorizim dhe per shkelje te rregullave te mbrojtjes se jetes me pasove vdekjen e personave. Kurse ajo pjese e historise qe ka te beje me vendimet e Keshillit te Ministrave me urdhrat e ministrit te Mbrotjes me kontraten e dyte te 31 dhjetorit 2007 me funksionimin e cuditshem te fabrikes ku nje pale e ka perdorur per demontim fishekesh nje pale tjeter per paketim fishekesh nje pale per te shitur barut dhe tunxh e nje pale tjeter per te shitur fisheke- pra gjithe pjesa qe e tregon Gerdecin si nje histori korrupsioni nuk shohim te kete perfunduar ne gjykate.
Zvarrisjet flagrante te procesit shpjegohen rendom me mungesen e qellimshme te avokateve ne seancat gjyqesore. Kryeministri ben sikur revoltohet.
Minsitria e Drejtesise ben sikur revoltohet. Keshilli i Larte i Dretjesise ben sikur revoltohet. Te gjithe bejne sikur. Edhje gjyqtaret bejne sikur po gjykojne. Avokatet kane pergjegjesine e tyre por problemi eshte me i thelle. Sjellja e avokateve u vjen pershtat te gjithe te lartpermendurve.
Vete Gerdeci si proces gjyqesor ka katandisur ne nje sikur te madh ku gjytaret vine verdalle pa qene te qarte cdo te bejne me te. Gerdeci eshte konceptuar i tille per tu zvarrisur. shte ndertuar i tille qe te degradoje.
Po te ishte ndryshe gjykata do te kishte shpallur me kohe gjykimin e panderprere per tua djegur llogarite ne xhep avokateve. Po te ishte ndryshe do te ishte gjetur patjeter rruga per te sjelle ne Shqiperi pronarin e shoqerise amerikane SAC Partik Henri pronarin e madh te Gerdecit qe ka krijuar te vegjlit ate te cilit qeveria Berisha i ka dhene formalisht te drejten e demontimit te fishekeve ne Gerdec.
Si eshte e mundur qe edhe pas tre vjetesh ky zoteri nuk ka dhene ende nje deshmi per fabriken qe qeveria shqiptare ia dha me aq bujari dhe ku nje dite te bukur gjeten vdekjen 26 njerez Zhdukja e tij distanca e tij me drejtesine shqiptare apo fshehja e tij bien ere te keqe.
Lind pyetja perse nuk eshte kerkuar arrestimi i tij sa kohe qe ai e ka pas perfituar njeqind per qind kontraten e Gerdecit per te ndare pastaj me shqitarin Mihal Delijorgji Kam frike se Patrik Henri ka humbur apo ka munguar ne Shqiperi sepse askush nuk e ka kerkuar serjozisht.
Ardhja e tij ne Shqiperi apo nje deshmi e tij e dretperdrejte do ta hapte historine e Gerdecit ne zonen tash per tash te ndaluar per zbardhje ligjore. Nje mori pyetjesh kuptimplote e kerkojne ate.
Jo se nuk mund te sqarohen pa te por gjithsesi pergjigjet e te zotit te punes do ti jepnin me shume drite se vertetes. Perse Gerdeci qe ishte dhene nga qeveria shqiptare per demontim fishekesh eshte perdorur nga nje pale shqiptare edhe per paketim fishekesh per shitje ishte ajo fabrike qe kishte jo vetem punetore por edhe pronare ne te zeze
Cili eshte roli i Patrik Henrit ne kontraten e dyte te Gerdecit ne kontrate qe ne nje perqeshje tragjike me fishekzjarret e vitit te ri 2008 dhe si nje paralajmerim kobzi i kerpurdhes qe do te ngrihej ne qiell dy muaj e gjysem me vone u lidh pikerisht me 31 dhejtor 2007 A mos valle Patrik e kishte mbaruar punen e tij dhe nderkaq zoterinjte shqiptare te fabrikes ishin sulur si te nderkryer per te mbushur xhepat ne te zeze
Ka edhe nje pike tjeter qe mund te sqarohet me mire nga Patrik. Ne 30 prill te vitit 2007 pa dale ende urdheri i ministrit te mbrojtjes per hapjen e fabrikes ai ka autorizuar si perfaqesues te tij ne Shqiperi biznesmenin Rrahman Selmanllari shokun e Shkelzen Berishes djalit te kryeministrit.
shte interesant te mesohet si dhe ne ckushte ky amerikan ka ndare biznesin apo u ka deleguar perfaqesimin individeve shqiptare me te cilet nuk mund te nderronte asnje fjale per shkak te mosnjohjes se gjuheve.
Rrahman Selmanllari ka mohuar cdo lidhje me Gerdecin ne Prokurori. Ka mohuar autorizmin edhe pse ka emrin e tij ne te. Ka mohuar lidhjen me pjesetaret e grupit hije qe punonin kryesisht naten ne Gerdec edhe pse ka dhene e ka marre me dy prej tyre.
Kuptohet se kjo e Selmanllarit nuk eshte gje tjeter vecse pjese e nje perbetimi me te gjere per te mohuar gjithcka qe nxjerr ne skenen e Gerdecit djalin e Berishes Shkelzenin.
shte nje budallallek. Ne Gerdec ka vdekur edhe baxhanaku i Berishes Muhamet Hoxha. Berisha mund te mos e kete njohur sic ka deklaruar vete por Shkelzeni e ka cuar me pune ne grupin hije te miqve te Rrahmanit. Gjithcka mund te mohohet madje edhe te fshihet. I vdekuri nuk mund te mohohet.
Muhamet Hoxha eshte nje viktime por edhe nje deshmitar i se vertetes se Gerdecit. I asaj pjese te se vertetes qe nuk eshte hetuar. Ose eshte hetuar me ndrojtje sa per te kaluar radhen por nuk eshte derguar ne gjykate. Ose eshte derguar ne gjykate por eshte mbyllur me procedure ne perputhje me politiken qeveritare te zvarritjes dhe degradimit te procesit.
Ne trevjetorin e shperthimit kur nuk ka ende asnje fajtor per vrasjen e 26 njerezve Gerdeci tregon me gisht shkaktaret e vevrtete te tragjedise te gjithe ata qe te verbuar nga ethet e pasurimit te pershpejtuar kurdisen nje mine gjigante prane nje zone te banuar te gjithe ata qe slane gur pa luajtur qe te mos merret vesh cfare ndodhi e te mos behet drejtesia te gjithe ata qe kane qene perbetuar per te verteten mbi varret e te reneve por qe harruan gjithcka ne karriget e pushtetit dhe kusarise.
Nje vit me pare Gjykata e Larte pushoi ceshtjen ne ngarkim te ministrit Fatmir Mediu per shkak te riveshjes se tij me imunitet parlamentar.
Kete vit lane qelite dhe u kthyen ne shtepi per shkak te kalimit te afateve te pandehurit kryesore. Nuk perjashtohet mundesia qe vitin e ardhshem ne pervjetorin e katert te tragjedise ndoshta edhe me pare ndoshta edhe me vone ne vartesi te kalkulimeve qe do te bejne avokatet te kemi nje lajm tjeter te ri nje pjese e te pandehurve do te marrin pafajesine ndersa tre kater prej tyre do te denohen me afatet e paraburgimit qe do te thote se do ta mbyllin ceshtjen ne liri.
Ky do te jete kulmi i nje provokimi qe edhe pa kete eshte bere i padurueshem. Per familiaret e viktimave per ndergjegjen qytetare qe nuk mund ta konsideroje tragjedine e Gerdecit si nje problem privat i individeve qe kane humbur te dashurit ne ate tragjedi.