5 artistë shqiptarë në Bienalen e Venecies
TIRANË- Pesë artistë do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 54-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që do të zhvillohet në periudhën 1 qershor-27 nëntor 2011.
Kuratori Riccardo Caldura, pas punës përzgjedhëse dhe takimeve të kryera në Shqipëri dhe jashtë saj, duke pasur parasysh përvojat kombëtare dhe ndërkombëtare të artistëve të marrë në shqyrtim, ka përzgjedhur për në Bienale artistët Anila Rubiku, Orion Shima, Gentian Shkurti, Eltjon Valle, dhe Driant Zeneli.
Sipas njoftimit për shtyp të komisionerit për Shqipërinë, Parid Teferici dhe kuratorit Caldura, ky i fundit ka përzgjedhur artistët duke konsideruar larminë e qasjeve stilistike dhe formale në mënyrë që të paraqitet një spektër sa më i gjerë artistik bashkëkohor shqiptar.
"Titulli i zgjedhur për këtë ekspozitë është GEOPATHIES, i cili shpreh idenë kuratoriale të evidentimit të një raporti të ngushtë mes veprës së artit dhe kontekstit gjeografik, historik dhe shoqëror”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Vendi ku do të vendoset pavioni shqiptar ndodhet në Giudecca, në një nga pikat më tërheqëse të Venecias, përballë Akademisë së Arteve të Bukura, në një hapësirë mbi 160 metra katrorë, e përshtatshme profesionalisht për këtë manifestim.
Pak ditë më parë u zhvillua konferenca e parë në Romë, ku u bënë të ditura pjesëmarrjet kombëtare në Bienalen e ardhshme, bashkë me emrat e artistëve zyrtarisht të ftuar.
Shqipëria do të marrë pjesë këtë vit në Bienalen e Venecias, pas pjesëmarrjes në vitin 2007.
Bienalia e Venecias për më shumë se një shekull është një nga institucionet më prestigjoze të kulturës në botë. Që nga themelimi i saj në vitin 1895, ka qënë në avangardë në promovimin e trendeve të reja artistike dhe në organizimin e eventeve ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
(d.b/ATA/BalkanWeb)