Tragjedia e Gërdecit, pas tre vitesh asnjë i dënuar
Çështja Gërdeci është regjistruar në prokurorinë e Tiranës më 17 mars 2008 dhe afati i fundit për mbylljen e hetimeve është data 17 mars 2009. Në këtë një vit hetime janë marrë 300 dëshmitarë janë arrestuar janë marrë të pandehur 30 persona mes tyre edhe katër të arrestuar.
Ylli Pinari, drejtor i firmës shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes "Meico", administratori i firmës "Alb Demil", Mihal Delijorgji, drejtorin e fabrikës së çmontimit, Dritan Minxolli si dhe Sokol Gjeçi, mbikqyrës i firmës "Meico".
Në hetim janë nga ish-ministri i Mbrojtjes, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Luan Hoxha, si dhe drejtues të tjerë në ministri, Zija Bahja, Shpëtim Spahiu, Agim Lala, Shkëlzen Madani e deri të anëtarët e komisionit të çmimit të fishekëve.
Grupi hetimor përbëhet nga 16 persona, nga 6 prokurorë si dhe dhjetë oficerë të policisë gjyqësore të prokurorisë dhe të policisë së Shtetit. Kryetari i grupit hetimor në fillim të hetimeve ka qenë Zamir Shtylla, por më largimin e tij nga ky post emërohet në krye të hetmit Sokol Stojani.
Prokurori i parë që kanë qenë në vendin e ngjarjes është Arben Dollapi. Ish-prokurori i Tiranës, tani drejtor i Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore në prokurorinë e përgjithshme ka qenë pak minuta pas shpërthimit në Gërdec, pasi ka qenë prokuror i gatshëm. Ai ka drejtuar të gjitha veprimet hetimore në fillim. Në fillim grupi hetimor për hetimin e ngjarjes së Gërdecit ishte i përbërë nga katër prokurorë. Në drejtimin e këtij grupi ishte kryeprokurori i Tiranës, Gent Xholi, zv.prokurori Genci Qano dhe prokurorët Etien Kapo, Arben Dollapi, si dhe prokurori i Seksionit Ushtarak, Petrit Bici.
Prokurori i Tiranës, Gent Xholi, dha dorëheqjen, pasi u përfol se disa kohë më parë ka qenë jurist i firmës "MEICO". Për të anashkaluar këtë incident, kryeprokurori i kryeqytetit u largua nga drejtimi i grupit hetimor të Gërdecit. Grupi hetimor startoi hetimin në katër pista: vendosje e qëllimshme e zjarrit, pakujdesi, korrupsionit, si dhe ajo e trafikut të armëve për në Afganistan. Katër të arrestuarit për tragjedinë e Gërdecit mbajnë akuzat e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës më shumë se dy persona, shkatërrim të pronës, shpërdorim detyre dhe shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, në një deklaratë për shtyp i kërkon ndihmë autoriteteve të SHBA-së. Ajo ka kërkuar ndihmë për marrjen e informacioneve në lidhje me shoqërinë "Southern Ammunition Company Inc", me përfaqësues Patric Henry III, e cila ka rezultuar e përfshirë në demontimin e armëve në Gërdec.
Nga hetimi i prokurorisë është evidentuar se firma amerikane "SAC" ka krijuar paraprakisht një shoqëri shqiptare të quajtur "ALBADEMIL" sh.p.k, për të hyrë në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes, për realizimin e procesin të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve. Pra, kompania që do të kryente këtë proces nuk do të ishte "SAC", por "ALBADEMIL" sh.p.k. pas një viti hetim të prokurorisë çështja dërgohet në gjykatën e lartë edhe më një skemë të qartë të shpërthimit mënyrën se si kishte ndoshur shpërthimi, ku në një raport të ekspertëve amerikanë shkak për shpërthimin ka qenë një karroc e salduar nga e cila ka marë flak baruti i mbledhur dhe më pas ka nisur shpërthimi. Në gjykatën e Lartë dosja shkon për shkak se një nga të akuzuarit, ministri i mbrojtjes ishte deputet, por pas dërgimit në këtë organ,dosja ndahet në dy pjesë ku 29 të pandehur do të gjykohen në gjykatën e Tiranës, ndërsa për ish ministrin Mediu, Gjykata e Lartë pushon akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkaq në gjykatën e Tiranës nis një maratonë me seanca gjyqësore që nga 13 qershori i 2009 e deri në ditët e sotme vazhdon seancat gjyqësore në gjykatën e Tiranës me një trup gjykues të drejtuar nga gjyqtari Ritvan Hado. Debatet, përjashtimet, rikthimet mes prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve nuk kanë munguar në këtë gjyq me 29 të pandehur. Por përfundimi i kohës së paraburgimit për katër të arrestura ka sjellë edhe kërkesa të një pasnjëshme në gjykatë nga avokatët e Pinari, Delijorgjit, Minxolli si dhe Ngjeçit që në fillim janë rrëzuar nga gjyqtari Ritvan Hado. Pas kërkesave të avokatëve të një pasnjëshme edhe në gjykatat më të larta, organi gjykues i lartë ndryshon pas afro një vit gjykim masën e sigurisë së Dritan Minxollit, me arsyetimin që kishin përfunduar afatet e parbugrimit. Pas afro një jave edhe Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë edhe për tre të arrestuarit, e tjerë, me arrest shtëpie, për Ylli Pinarin, Sokol Ngjeçin dhe Mihal Delijorgjin, i cili për afrio një vit e gjysmë gjykim nuk ka qenë prezent në seancat gjyqësore. Ky vendim solli irritimin e familjarëve, pro avokatët e tyre kanë pohuar se kjo nuk do ti jepte atyre pafajsinë por do të respektoheshin të drejtat e njeriut. Të njëjtën masë sigurie për të arrestuarit arret në burg ka dhënë edhe gjykata e Apelit. Aktualisht gjyqi i Gërdecit vazhdon në gjykatën e Tiranës me dëshmitë e ekspertëve që nxjerr dëmin ekonomik.