E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, s'ka leke pa pastruar zonen

Konferenca e djeshme e donatoreve per tragjedine e Gerdecit, e mbajtur ne Hotel Tirana percaktoi edhe kohen kur donacionet e huaja do te perdoren per rindertimin e zones se Gerdecit. Keshtu, ne konferencen e djeshme, u theksua nga perfaqesuesit e nderkombetareve ne Shqiperi se fondet per zonen e shkaterruar nga shperthimi i 15 marsit do te clirohen vetem ne momentin kur zona te jete e sigurt per banoret dhe kur per te te ndertohet nje plan rindertimi. Por, duket se kjo do kohe te ndodhe, pasi edhe perfaqesuesit e nderkombetareve dhe ata te qeverise pjesemarres ne konference deklaruan se Gerdeci ende nuk mund te konsiderohet i sigurt per banoret e tij.

Ambasadori i Keshillit Evropian, Helmut Lohan, jep garanci se donatoret jane te gatshem per te financuar rindertimin e zones, por shton se nuk do jepet asnje fond, deri kur zona te jete e sigurt. Lohan, njekohesisht dhe kryetar i sekretariatit te donatoreve per post Gerdecin, ka deklaruar se donatoret jane gati per te ndihmuar per rindertimin e zones, por me nje kusht: "Asnje ndihme nuk do te jepet, deri ne momentin kur perimetri prej 800 metrash te shpallet publikisht dhe zyrtarisht zone e sigurt". Deklarata e tij u be ne takimin e donatoreve me perfaqesuesit e qeverise qe u zhvillua ne ambientet e "Hotel Tirana". "Asnje familje nuk duhet te kthehet, derisa te sigurohet se ne te gjithe vendin nuk ka asnje predhe te paplasur", deklaroi gjate fjales se tij ne konference Lohan. Sipas tij, asnje ndihme nuk do te jepet nga donatoret e huaj deri ne momentin kur perimetri prej 800 metrash te jete plotesisht e pastruar dhe ne te mos te kete asnje predhe te paplasur. Nga ana tjeter ambasadori i KE-se ne Shqiperi, Lohan deklaroi se donatoret e huaj nuk do te sjellin asnje ndihme per banoret dhe per vete zonen deri ne momentin kur per kete zone te kete nje plan te qarte rindertimi. "Do t'ju ndihmojme nese ka nje strategji te perbashket ne lidhje me nevojat per ndihme, ne arsim, ne shendetesi, infrastrukture, mjedis dhe bujqesi", deklaroi diten e djeshme perfaqesuesi i Komisionit Evropian. Ai nuk ngurroi t'u beje thirrje banoreve per te qendruar ne vendstrehimet e tyre dhe te kthehen ne zone vetem kur ajo te konsiderohet si teresisht e sigurt.

Ne konferencen e djeshme te donatoreve, merrnin pjese edhe ministra te qeverise si ai i Puneve te Brendshme, Bujar Nishani dhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ne fjalen e tij, Nishani deklaroi se qeveria i kishte marre te gjitha masat qe banoret mos ta ndjenin edhe financiarisht largimin e zgjatur nga shtepite e tyre. Duke iu referuar vendimit te fundit te qeverise, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, deklaroi se qeveria ka siguruar qirane e te gjithe banoreve, te cilet jane larguar pas tragjedise se 15 marsit nga Gerdeci dhe zonat perreth dhe jane strehuar ne ambientet e Konvaleshences se Durresit. Sipas ketij vendimi, iu sigurohet nje qira prej 25 mije lekesh te reja per cdo muaj familjeve te cilave u jane demtuar rende shtepite e tyre nga tragjedia e ndodhur si pasoje e shperthimit te fabrikes se demontimit te armeve. Keshtu, kjo qira do t'ju paguhet per nje vit rresht te gjithe atyre familjeve, shtepite e te cilave jane shkaterruar plotesisht nga tragjedia e Gerdecit dhe per 6 muaj familjeve, shtepite e te cilave jane shkaterruar ne menyre te rende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›