Shtyhen tri procese të Bandës së Lul Berishës
Në një ditë, Gjykata e Krimeve të
Rënda shtyn të gjitha proceset e
organizatave kriminale të Durrësit
për në shtator. Dje, në orën 09:00
ishte parashikuar që të zhvillohej procesi
gjyqësor kundër 16 të pandehurve që
akuzohen për dhjetëra vrasje e rrëmbime
në kuadër të grupit të strukturuar
kriminal, në përbërje të të cilit janë dy
kapobandat Lulzim Berisha dhe Indrit
Dokle. Por mungesa e avokatit Riza
Icka, që mbron interesat e të pandehurit
Indrit Taullaj, ka detyruar kreun e
trupës gjykuese, Gurali Brahimllari, ta
ndërpresë seancën. Sipas një shkrese
që kishte mbërritur në gjykatë, avokati
Icka ishte paralelisht në një proces civil
në Gjykatën e Tiranës, ku po merrte
pjesë në një zgjidhje martese. Gjykata
vendosi që ta shtyjë procesin gjyqësor
në datën 3 shtator. Krahas këtij procesi,
në orën 13:00 në të njëjtën gjykatë, u
gjykua edhe i pandehuri Bujar Gashi, i
ekstraduar kohët e fundit nga Italia dhe
i akuzuar si bashkëpunëtor në grupet
kriminale të Durrësit. Në këtë proces
gjyqësor, avokati i Gashit i kërkoi më
shumë kohë trupit gjykues që të njihet
me dosjen dhe të përgatitet për kërkesat
paraprake. Gjykata pranoi justifikimin e
tij dhe vendosi ta shtyjë procesin më datë
10 shtator. Edhe në seancën e kaluar,
avokati kishte kërkuar të njëjtat gjëra,
por që janë pranuar në të dyja seancat
gjyqësore. Krahas proceseve penale,
në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua
edhe kërkesa e prokurorisë për
sekuestrimin e pasurisë së Lul Berishës.
Kërkesa konsiston në sekuestron e disa
trojeve dhe vilave në Durrës, në emër të
Berishës. Megjithatë, mungesa e palëve
në proces e detyroi trupin gjykues që ta
shtyjë edhe këtë seancë në muajin shtator,
duke vendosur një tjetër "rekord" të
shtyrjeve të seancave për organizatat
kriminale të Durrësit. Vetëm gjyqi kryesor
me 16 të pandehur është shtyrë rreth
80 seanca, ndërsa është kursyer deri tani
dëshmia e të penduarit të drejtësisë,
Adriatik Coli.