Ksera: Inate personale te drejtuesve te komunes
Per tubimin e djeshem ka reaguar edhe vete prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera. I kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", ai e ka cilesuar tubimin shfryrje te inateve personale qe kane me te drejtues te komunes Qesarak. "Persona te vecante ne drejtim e organeve te pushtetit vendor ne kete zone kane hatermbetje personale me mua dhe organizojne pseudotubime te tilla", u shpreh Ksera. Prefekti e cilesoi te paligjshem tubimin dhe nje organizim te qellimshem. "Serish une vazhdoj te perfaqesoj nje brez te ri ne politike, te cilet luftojne per integrimin e Shqieprise ne strukturat euroatlantike dhe pasjen e marrdhenieve te fqinjesise se mire me Greqine", pohoi prefekti Ksera. Ai shprehet se nuk ka thyer kushtetuten apo ligjet e shtetit.