Kriza, Topi takon ambasadorët Withers, Lohan e Montobio
Presidenti Bamir Topi nisi kete te hene levizjet konkrete per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Perpjekjet e tij per tryezen mes qeverise dhe opozites filluan me bisedimet me diplomatet me te rendesishem nderkombetare ne Tirane. Ne mesdite mberriten ne presidence ambasadori spanjoll, Montobio, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE-së dhe ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan. Me pas kreu i shtetit pati nje takim te vecante me ambasadorin amerikan John Withers.
Keto takime fokusohen në konsultimet për percaktimin e termave te
bisedimeve te pritshme “Rama –Berisha” ne sfondin e nje situate qe
vazhdon te jete e tensionuar nga deklaratta e PS-se e PD-se . Lideri i
opozitës Rama kembengul ne hapjen e kutive ndersa ka paralajmëruar
protesta në rast të dështimit të bisedimeve. Nderkohe maxhoranca
vazhdon të qëndrojë e vendosur deri tani për moshapjen e kutive te 28
qershorit.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 shkurt 2010 )
< I mëparshmi