E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet infermieri për rryshfet

TIRANE- është arrestuar në qytetin e Elbasanit një ifermier për shpërdorim detyre dhe rryshfet. 39-vjecari u merrte para për raportin mjekësor aplikuesve për kemp. Sipas policisë ku shtetas merrej me mbledhjen e dokumentacioneve për komisionet për kemp dhe ndaj tij është marrë masa e sigurimit “arrest në shtëpi’ për veprën penale korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Arrestimi i shtetasit Kujtim Isufi u bë në saj të operacionit “Raporti i Fundit” për finalizimin e të cilit bashkëpunuan, Sektori Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, konkretisht Seksioni kundër korrupsionit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit. Në lidhje me këtë vepër penale po punohet për sqarimin e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të tjerë të implikuar në këto cështje.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›