Gërdeci, vazhdojnë “shakatë” e avokatëve!

Në seancën e parashikuar për sot, nuk u mblodhën, ndërsa gjyqtarët u munduan më kot që të zhvillojnë seancën.
Apeli i krye nga gjykatësi Ridvan Hodo, solli në sallë edhe disa batuta dhe ai e tha një fjalë për këtë qëllim. "Seanca është me dyer të hapura, por nuk është me dyer të shqyera, kështu që oraret duhen respektuar", tha Hado. Në fakt, në seancën e sotme pritej që avokatët të jepnin argumentet e tyre për mbrojtjen e të pandehurve, tashmë kur pretenca e prokurorisë është dhënë. 16 prej të akuzuarve kanë mbyllur mbrojtjen e tyre në proces.
Në fillim të nëntorit, Prokuroria në pretencën e saj kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit kryesorë përkatësisht për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin. Këta të fundit akuzohen për vrasje. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe dënimin e ish-kreut të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, me 8 vjet burg. Të njëjtin dënim ka kërkuar prokuroria edhe për ish-gjeneralin Shpëtim Spahiu. 8 vjet burg është kërkuar edhe për Shkëlzen Madanin e Dashnor Çaushin, 7 vjet burg për Ardian Mullain, 6 vjet burg për Zija Bajën dhe 4 vjet burg për Agim Lalën.
Gjithashtu prokurorët kanë kërkuar nga 4 vjet burg për Ilmi Laçajn dhe Ilir Babameton, 4 vjet e 6 muaj burg për Armand Tartarin dhe 3 vjet burg për Ndue Markun.Tashmë pritet që të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe më pas të jepet vendimi nga ana e gjykatës, duke i dhënë fund kështu një prej proceseve gjyqësore më të gjatë gjyqësor që vazhdon prej më shumë se dy vitesh. /S.Ll/Start/
2011-12-21 17:02