E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci vendimi me 12 marsGjykata Ceshtja komplekse

Kur e gjithe vemendja e opinionit publik por dhe e nderkombetareve ishte perqendruar sot ne Gjykaten e Tiranes nga ku do mesohej dhe verdikti per 29 te pandehurit e tragjedise se 15 marsit 2008 vjen lajmi se vendimi do te shtyhej me 12 mars.

Seanca ishte planifikuar te nise ne oren 1000 ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes por u njoftua shtyrja e saj.
Kryetari i trupit gjykues Ridvan Hado kerkoi me shume dite ne dispozicion per te argumentuar vendimin e tij per shkak te kompleksitetit te te ceshtjes. Behet fjale per tragjedine me te rende ku nga shperthimi i nje fabrike te demontimit te municioneve gjeten vdekjen 26 persona 300 u plagosen si dhe u demtuan shume banesa e biznese.

Prokuroria kerkon burgim te perjetshem per ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari per pronarin e kompanise Alba Demil Mihal Delijorgji si edhe per administratorin e kompanise se demontimit ne Gerdec Dritan Minxollin. Ndersa 8 vite burg jane kerkuar per ish-shefin e Shtabit te ushtrise Luan Hoxha dhe dhe 23 vite burg per Sokol Ngjecin. Nga ana e tyre te pandehurit mohuan akuzat dhe kerkojne deklarimi te pafajshem.

DENIMET E KERKUARA NGA PROKURORIA
YLLI PINARI - ish-Drejtor i ndermarrjes shteterore te armeve MEICO Burgim i perjetshem perjashtim nga e drejta e te ushtruarit te detyrave shteterore dhe 2 milione leke gjobe

MIHAL DELIJORGJI ndash Pronari i kompanise se cmontimit Albademil burgim i perjetshem 75 milione leke gjobe kompanise dhe mohimin per tu marre me demontime ne 25 vitet e ardheshme

DRITAN MONXOLLI ndash Ish-drejtor i kompanise Albademil burgim I perjetshem

SOKOL NGJECI ndash Specialist I demontimit praen MEICO-s 23 vjet burg

LUAN SHEHU ndash Ish Shef I Shtebit te PErgjithshem te Ushtrise 8 vjet burg per shperdorim te detyres si komandues dhe ndalim per 5 vjet I te drejtes se ushtrimit te profesionit.

SHPETIM SPAHIU ndash Ish Komandanti I Forcave te Bashkuara 8 vjet burg dhe pese vjet pengese per te punuar ne Shtet

ZIJA BAHJA ndash Ish- Komandant I Komandes Mbeshtetese 6 vjet burg dhe ndalim I tye drejtes se punes ne Shtet per 4 vjet

AGIM LALA ndash Ish-ushtarak I forcave te armatosura 4 vjet burg dhe heqja e te drejtes per te punuar ne Shtet me 4 vjet

Per Shkelzen Madani - 8 vjet burg Dashnor Caushi - 8 vjet burg Ardian Mullai - 7 vite burg Zija Baja 6 - vjet burg Zenun Ferro - 4 vite e 6 muaj burg Hilmi Lacaj - 4 vjet burg Fahri Toska - 4 vite burg Jorgo Mino - 4 vite burg Fatbardh Kuqi - 3 vjet e 6 muaj Ndue Marku - 3 vite burg Besnik Dauti - 3 vite Fiqiret Mato - 2 vite burg Adriatik Metma - 1 vit burg Lavdi Shatro - terhiqet akuza

Dosja lsquoGerdeci u regjistrua ne gjykaten e Tiranes ne 11 Qershor te 2009. Me 1 nentor 2011 prokuroria dha pretencen. Me 20 shkurt 2012 trupi gjykues u terhoq per te marre vendimin.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›