E Diel, 1 Nëntor 2026

Libri i Hitlerit ProkuroriaNuk mund te nisim hetimet

TIRANE- Prokuroria smund te nise hetimet per rastin e botimit te librit te Hitlerit persa kohe qe nuk ka nje autoritet perkates qe te beje nje gjykim te sakte mbi kete rast. Keshtu tha dje per Shqiptarja.com zedhenesi i Prokurorise ne Pergjithshme Plator Nesturi duke sqaruar se pas interesimit ne organin e akuzes mbi kete ngjarje mund te thuhet se realisht ka nje lloj vakuumi kjo pasi nuk ka nje autoritet te posacem qe mund te merret me kete ngjarje dikush qe duhet ta gjykoje. Sipas tij zakonisht Prokuroria vepron keshtu Nese ka nje autoritet perkates ai ben nje denoncimi ne Prokurori dhe mund te hetojme ne baze te neneve perkatese. Nese kete ceshtje do ta nise vete prokuroria atehere prokurori duhet te marre te lexoje librin dhe pastaj te gjykoje. Sipas tij autoriteti qe mund te beje nje denoncim ne kete rast mund te jete drejtoria e librit ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Kjo drejtori mund te beje nje lloj gjykimi mbi kete botim duke analizuar edhe ato pjese te librit ku shkelet ligji. Nesturi sqaroi se Prokuroria nuk mund ta marre apriori sepse futemi ne rolin e censorit.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›