E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis Serena Uilliams rikthehet numri 1 tek femrat

Numri 1 i botës për femrat ka ndryshuar sërish dhe shikoni se kush ka dalë në krye. Pikërisht ajo, Serena Uilliams, që i mori fronin Viktoria Azarenkës pas fitores 2-1 me sete ndaj çeker Petra Kvitova në Doha të Katarit.
Amerikania u bë femra me moshën më të madhe që arrin vendin e parë që kur renditja u krijua më 1975, duke qenë 31 vjeç, 4 muaj e 24 ditë. Serena fitoi 3-6, 6-3 e 7-5.
Tek meshkujt, një emër i madh pësoi një tronditje dhe bëhet fjalë për Rozher Federerin. Zvicerani u mund 0-2 nga francezi Zhylien Beneto, me rezultatet e seteve 3-6 e 5-7.
Plot 10 500 spektatorë ishin të pranishëm në këtë të papritur në Roterdam. Kjo nuk është hera e parë që Beneto mund Federerin.
Së fundi, duke mbetur sërish tek meshkujt, Rafael Nadal, vazhdon të fitojë në Sao Paulo të Brazilit. Spanjolli, i rikthyer nga dëmtimi, mundi në 3 sete argjentinasin Karlos Berlok. Rezultati i seteve ishte 3-6, 6-4, 6-4 dhe ish-numri 1 i botës arriti në gjysmëfinale ku do të luajë ndaj argjentinasit jo shumë të njohur, Martin Alund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›