E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdec,tubim në kujtim të viktimave

Banorët e Gërdecit, kanë nisur një tubim për të kujtuar viktimat e tragjedisë.Në tubim kanë percjellë mesazhe familjarë që kanë humbur të afërmit e tyre. Familjaret e viktimave kanë kërkuar nga Presidenti Topi që të vendoset sa më parë drejtësia, ndërkohë që kanë vendosur dhe tufa me lule në kraterin e shpërthimit.26 qirinj janë ndezur në kraterin e vdekjes në Gërdec ku një vit më parë humbën jetën 26 persona dhe u plagosën plot 300 të tjerë. Edhe pse ka kaluar një vit, autoritetet shqiptare e cilësojnë zonën si të rrezikshme dhe nuk lejojnë afrimin ndaj tij. Por, sot në respekt të viktimave, Ministria e Mbrojtjes ka leshur një urdhër për të lejuar familjarët e viktimave që të përkujtojnë të afërmit e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›