E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës në Tiranë, festime në shesh

Dita e verës bashkon të gjithë qytetarët, fëmijë, të rritur e pleq në sheshet kryesore të kryeqytetit ku po zhvillohen një sërë aktivitetesh. Në mbrëmje festë me muzikë rock. 

TIRANE- Dita e Verës i ka gjetur qindra qytetarë të kryeqytetit në qendër. Festat e organizuara për këtë festë kanë filluar ne sheshin "Skënderbej", bulevardin "Dëshmorët e Kombit", sheshin "Nënë Tereza" si dhe zona e ish-Bllokut". Prologu i kësaj feste ka qene sheshi "Skënderbej", me këngë dhe valle të Ansamblit Tirana, ndërsa banda e qytetit ka filluar rrugetimin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në shesh, qytetarët kane gjetur edhe kendin e gatimit shtepiak. Ndërkohë lulishtja "Skënderbeu" ajo e parku “Rinia” janë shndërruar në lulishte te femijeve .Nuk mungon aty muzika këngët dhe vallet popullore, por i pranishëm eshte dhe libri përmes projektit “Të lindur për të lexuar''.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” eshte kthyer ne nje panair argetues me kënde dhe çadra, ku të rinjtë e kane krijuar një atmosferë krijuese dhe gazmore. Në Parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranës ka instaluar edhe një sistem Karaoke, ndërkohë që një risi në këto festime është projekti “Pasarela” që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modës. Epilogu i këtyre festimeve do të jetë te zona e ish-Bllokut, ku do të ketë “Rock ne bllock.”një feste e vertete dedikuar muzikës rock dhe vlerave te bashketa europiane. Koncerti do të fillojë në orën 20.00, me grupe të muzikës rock dhe alternative nga vende europiane dhe grupe shqiptare.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›