Dita e Verës,festime në Elbasan e Peqin
Rituali i ditës së verës çdo vit pasurohet me gëzime, me aktivitete të cilat tashmë jane bërë traditë në qytetin e Elbasanit.
Festimet e vërteta për këtë festë filluan natën e 13 Marsit me nje koncert të madh festiv në sheshin " Gensher", në qender të qytetit ku me qindra qytetarë kanë marrë pjesë në një koncert nga grupi muzikor "Deladap" në sheshin para kalasë, organizuar nga Bashkia Elbasan. Koncerti vazhdoi gjatë deri në orët e para të mëngjesit dhe sheshi ishte i mbushur plot me qytetarë të cilët ishin mbledhur për të festuar atë që njihet si nata e verës. Festime të shumta u organizuan edhe në qytetin e Peqinit. Për të dytin vit rradhazi bashkia ka organizuar veprimtari të shumta me rastin e kësaj feste popullore qe ka një traditë mjaft të hershme.Në sheshin qëndror të qytetit të Peqinit mbrëmjen e së premtes u organizua aktiviteti " Nata e Verës 2009". Aktivitetit i ka paraprirë zhvillimi i i panairit tradicional i prodhimeve të kuzhinës tradicionale të zonës së Peqinit . Në panairin u prezantuan prodhime dhe gatime tradicionale peqinase. Më pas nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe ata të gjimanzit të qytetit kanë zhvilluar në bulevardin kryesor paradën e karnavaleve .Aktivitetet kushtuar Natës së Verës janë mbyllur me një koncert festiv në sheshin qëndror, i cili u ndoq nga mijë qytetarë.