E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geri Nevil: Duam botërorin e klubeve

Tokio - Geri Nevil, njëri nga tre lojtarët aktual të Mançesterit që ka fituar Kupën Interkontinentale në vitin 1999, kërkon të karikojë shokët e skuadrë së tij për të fituar në ndeshjen gjysmëfinale me japonezët e Gamba Osakës. Mançester Junaited merr pjesë në botërorin e klubeve si fitues i Ligës së Kampioneve në Europë. Të kuqtë e kanë fituar edhe në vitin 1999, ku nga ajo kohë në ekipin e Fergusonit kanë mbetur, Pol Skols, Rajan Gigs, dhe vetë Geri Nevil.

Në një intervistë për mediat Nevil ëshë shprehur: “Ky eveniment është mjaft i rëndësishëm për ne, dhe jemi mjaft të motivuatr për ta fituar atë. Është një turne madhështor që vjen në këtë fundvit, dhe mund të jetë dhurata më e mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›