E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani kërkon shërbimet e Bejzades dhe Bakallit

Tiranë - Skuadra e Partizanit përflitet se mund të marrë shërbimet e Bejzades dhe Bakallit nga skuadra e Elbasanit. Të kuqtë ndodhen në një vështirësi të madhe, pasi renditen të fundit në tabelën e klasifikimit. Problemet e Partizanit janë justifikuar me largimin e disa futbollistëve, të cilët ishin pjesë e kontigjentit të vitit të kaluar, ku ky ekip u doli nënkampion i vendit.

Nevoja për afrimin e disa lojtarëve është emergjente, dhe si mundësi drejtuesit e kuq shohin dy futbollistët verdheblu, që për hir të së vëretës nuk po kalojnë një seszon të mirë në Elbasan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›