Salihi mund të kalojë tek Bursaspori
Ried - Bursaspori mund të jetë destinacioni i ri i futbollistit të kombëtarës shqiptare, Hamdi Salihi. Bomberi shtatlartë aktivizohet aktualisht me skuadrën e Riedit në Austri, ku është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer. Salihi mund t’i bashkohet në Turqi kolonisë së shqiptarëve të Haxhetepesë, Admir Telit, Gilman Likës dhe Xhevair Sukajt.
Mësohet se klubi i Bursasporit mund të derdhë në arkat e Riedit një shumë prej 300 mijë eurosh. Lajmi për kalimin e Salihit në Turqi është publikuar fillimisht nga Hurriyet, një nga gazetat më të mëdha në këtë vend.