Germimet arkeologjike kane nxjerre potenciale me vlera

Gërmimet arkeologjike të një viti më parë kanë nxjerrë në pah potenciale me vlerë të veçanta në qytete të ndryshme të Shqipërisë në Shkodër një mbishkrim në gjuhën latine, në Antigone kanë dalë në dritë gjurmët e teatrit antik, si dhe në Apoloni fletë prej plumbi. Instituti i Arkeologjisë ka realizuar për vitin 2011, 20 projekte gërmimesh dhe studimesh në bashkëpunim me 15 shkolla të ndryshme ndërkombëtare na bën me dije drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë Shpresa Gjongecaj.
Ndërkohë që edhe për vitin 2012 do të vazhdojnë gërmimet në gjithë territorin e Shqipërisë , Gjongecaj thotë se në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë do të ketë një gërmim të mirëfilltë në sheshin e Pavaresisë, ku mund të jepet një panoramë e qartë e qytetërimit tëAulonës.
Ndërkohë që gërmimet e 5 viteve të fundit janë pasqyruar edhe në një korpus botimesh të kryera nga studiuesit e periudhave të caktuar. Gërmimet shkencore do të startojnë në maj të këtij viti.