Kryeministri Berisha pret delegacionin e larte ushtarak turk
Kryeministri Berisha priti një delegacion të lartë ushtarak të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në takim Gjeneral Majori Fahri Kir dhe kryeministri Berisha vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet midis të dy vendeve në të gjitha fushat dhe ne veçanti bashkëpunimi i suksesshëm midis Forcave të Armatosura të të dy vendeve. Ky bashkëpunim evidentohet si në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe ashtu edhe në kuadër të misioneve të Aleancës së Atlantikut të Veriut e më gjerë. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin që Forcat e Armatosura turke i kanë dhënë atyre në reformimin dhe shndërrimin e tyre në një ushtri të vogël dhe profesioniste. Në takim u rikonformua vullneti i të dy vendeve për të vijuar këtë bashkëpunim të suksesshëm, në interes të dy vendeve, paqes e miqësisë në rajon e me gjerë.