E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rushaj Nga amnistia fiskale perfituan qytetaret

Administrata tatimore dhe ajo doganore do të mbledhin me forcë të gjitha borxhet që subjektet kanë ndaj tyre, duke filluar që nga 1 prilli 2012. Zëvendsminitri i Financave, Alfred Rushaj bëri thirrje bizneseve të përfitojnë akoma nga amnistia fiskale, e cila është në fuqi deri në fund të muajit mars. Rushaj kujtoi se amnistia u miratua vitin që shkoi së bashku me një ligj të përforcuar për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura të biznesve.
Zëvendësministri Rushaj bëri bilancin e përfitimeve nga amnistia fiskale, duke u ndalur në mënyrë të vecantë tek suksesi i saj, për sa i përket rivlerësimit të banesave. Por sipas tij, pritshmëritë ishin më të larta për sa i përket legalizmittë parave CASH.
Numri dy i financave rikujtoi edhe njëherë se bizneset ishin ata që u treguan më pak të interesuar ndaj amnistisë fiskale, në krahasim me qytetarët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›