E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard: Torres, sulmuesi më i mirë

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se Fernando Torres është sulmuesi më i mirë në botë.Torres ka shënuar 58 gola në 92 ndeshje me Liverpoolin që kur ka bërë debutimin e tij në muajin gusht të vitit 2007.
"Nuk do ta shkëmbeja Fernandon me asnjë sulmues tjetër në botë, ai është më i mirë", ka thënë Gerrard.
Por nga ana tjetër edhe Torres ka shtuar, "Nëse dëshironi të luani krahas dikujt si Stevie, i cili është më i miri në botë, kjo vetëm mund t'ju ndihmojë juve. Ai është një pasues i shkëlqyeshëm dhe mund të shënojë gola".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›