Hughes: Tevez është i shkëlqyer

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka lavdëruar autorin e dy golave në takimin e mbrëmshëm, Carlos Tevez, pas fitores 3-1 ndaj West Ham United.
"Carlos ishte i shkëlqyeshëm, në lëvizjet e tij dhe shkëmbimet me Craig Bellamy, Martin Petrov dhe me mesfushorët. Dhe me kalimin e sezonit ai do të bëhet edhe më i mirë", ka thënë Hughes pas takimit të mbrëmshëm.
"Carlos është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai e di dhe e ka të qartë se ku ndodhen lojtarët e tjerë dhe mënyrën se si ai mund të ndikojë në lojë. Me lojtarë të kalibrit të tij, keni një miks të gatshëm", ka shtuar trajneri anglez.