Gerrard shpallet i pafajshëm

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është shpallur i pafajshëm për zënkën e 29 dhjetorit të viti të kaluar. Gerrard dhe miqtë e tij kishin qenë në një bar nate ku një person kishte përfunduar i rrahur, ndërsa mesfushori anglez ishte akuzuar se e kishte "goditur atë me shpejtësinë e një boksieri profesionist". Kapiteni i Liverpoolit ka mohuar akuzën duke thënë se i rrahuri kishte dashur ta sulmonte dhe ai kishte reaguar në vetëmbrojtje.
Ndërsa sot Gjykata Mbretërore e Liverpulit e ka shpallur Steven Gerrardin të pafajshëm. Pesë miqtë e Gerrard i kanë pranuar akuzat ndaj tyre.
Ndërsa sot Gjykata Mbretërore e Liverpulit e ka shpallur Steven Gerrardin të pafajshëm. Pesë miqtë e Gerrard i kanë pranuar akuzat ndaj tyre.