Moggi: Interi po bën vetëvrasje me shitjen e Ibras
Drejtori i dikurshëm i Juventusit, Luciano Moggi, ka deklaruar se Interi po bën gabim të madh me shitjen e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç. Mjeshtri i transferëve, i cili e solli Ibracadabran në Itali, pikërisht te Juventusi në vitin 2004, mendon se me shitjen e Ibras, kampioni i Italisë e shet edhe Scudetton dhe Ligën e Kampionëve, duke shtuar se Samuel Eto'o nuk mund ta zëvendësoje boshnjakun me pasaportë suedeze.
"Interi po bën vetëvrasje me shitjen e Ibrahimoviç. Po e shet liderin e vet. Eto'o është një lojtar i shkëlqyer, mirëpo ai është një lojtar që luan mirë kur skuadra luan mirë. Ibrahimoviç mund ta zgjidhë ndeshjen edhe kur skuadra luan keq", është shprehur Moggi për Ilsussidiario.net.