E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani, përfshihet nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta të ditëve të fundit në Serbi kanë provokuar viktimën e parë, dhe bëhet fjalë për një burrë 66-vjeçar, i cili vdiq në plazhin e lumit Sava në qytetin Shabac. Termometri shënonte rreth 40 gradë në momentin që besohet se i moshuari ka humbur jetën, rreth orës 17 sipas orës lokale. Ndërkohë sipas parashikimeve të meteorologëve serbë, gjatë orëve të fundit pritet që temperaturat në vend të arrijnë deri 42 gradë Celsius. Për këtë janë marë masa qe në zona të ndryshme në Beograd të vendosen cisterna me ujë, ndërsa shërbimet shëndetësore janë në gjendje gatishmërie. Është parashikuar edhe shpërndarje e shisheve me ujë mineral. Mediat raportojnë se në Beograd janë regjistruar temperatura në 40 gradë, por matjet jozyrtare kanë treguar edhe 44 gradë Celsius. Temperatura të larta janë regjistruar dhe në Kosovë, ndërsa meteorologët në Shqipëri kanë paralajmëuar se dita e sotme do të jetë më e nxehta e këtij viti. Në Kroaci, temperaturat gjatë orëve të mëngjesit, në bregdet, ishin rreth 30 gradë, ndërsa thuhet se ato gjatë ditës mund të arrijnë në më tepër se 40 gradë. Ekspertët thonë se vala e motit shumë të nxehtë do të lëvizë nga Ballkani gjatë kësaj fundjave, ndërsa temperaturat priten të jenë afro 30 gradë Celsius.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›