E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gert Haxhiu trajneri i ri i Beses

Gert Haxhiu eshte trajneri i ri i Beses duke zevendesuar te vetedorehequrin Perparim Daiu. Vlonjati eshte i treti ne kete sezon qe ulet ne bankinen kavajase ne harkun e 11-javeve ose me sakte fazes se pare.

Besa nenkampione e vendit fituese ne fuqi e Kupes dhe Superkupes se Shqiperise eshte duke bere nje sezon te varfer dhe larg mundesive te futbollit tradicional kavajas.

Verdhezinjte e Nexhat Bizhdilit e nisen sezonin me Shpetim Duron por ish-trajneri i Partizanit dha doreheqjen pas javes se katert pas nje barazimi pa gola me Teuten.

Besa me ish-trajnerin Shpetim Duro ne bankine grumbulloi vetem 2 pike ne 4 ndeshjet e para.

Pasuesi i Duros Perparim Daiu nje ish-trajner i Shkumbinit Lacit dhe Kamzes kishte qene ka qene edhe dy here te tjera ne rolin e trajnerit te Beses ne sezonin 2005-2006 prill-maj dhe 2006-2007 java 5-12.

Ne fakt me Daiun skuadra kavajase e nisi me nje barazim 2-2 ne Peqin me Shkumbinin madje arriti dhe nje fitore 2-1 me Tiranen por dhe ky nuk arriti te grumbulloje me shume se 6 pike ne 6 ndeshje.

Edhe Perparim Daiu e dha doreheqjen pas nje barazimi pa gola 0-0 ndaj Kastriotit takim i vlefshem per javen e 10-te.

Gert Haxhiu i cili ne te kaluaren e tij ka drejtuar Apolonine Bylisin Skenderbeun e Partizanin do te jete trajneri i trete i Beses dhe i gjashti i serise se dyte te trajnereve qe ulen ne bankinen e pese skuadrave qe kane ndryshuar tekniket e tyre me te cilet nisen sezonin.

Valsi i bankinave nisi me shkarkimin e Mirel Joses nga Shkumbini ne javen e 2-te u zevendesua nga Agim Canajt per tu pasuar me Ilir Spahiun e Bylisit u zevendesua nga Nikola Ilievski.

Shpetim Duro u largua nga Besa ne javen e 4-t i pasuar nga Perparim Daiu ndersa Sulejman Starova u shkarkua ne javen e 6-te i zevendesuar nga Nevil Dede.

Shkarkimit nuk i shpetoi dhe nje trajneri i huaj malaziasi Mojash Radonjic i Vllaznise u zevendesua nga Mirel Josa ky i fundit e nisi sezonin te Shkumbini.

Gjithsesi doreheqje publike ka dhene dhe Stavri Nica i Lacit por qe nuk u pranua nga presidenti Pashk Laskaj.

Ne fakt per te drejtuar nje ndeshje futbolli ne bankine jane ulur dhe Agim Meto i Bylisit java e 4-t kur zyrtarisht trajner i emeruar ishte maqedonasi Nikola Ilievski por dhe Artan Mergjyshi i Dinamos i cili ka zevendesuar per dy jave 9 dhe 10 ne stolin blu argjentinasin e pezulluar Luis Manuel Blanko.

SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE

Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java e 3-te.

Bylisi Ilir Spahiu nga java 1-3 Agim Meto java e 4-t Nikola Ilievski nga java 5-te.

Besa Shpetim Duro nga java 1-4 Perparim Daiu nga java 5-10 Gert Haxhiu nga java e 11-te

Tirana Sulejman Starova nga java 1-6 Nevil Dede nga java e 7-te.

Vllaznia Mojash Radonjic nga java 1-8 Mirel Josa nga java e 9-te.

BANKINAT AKTUALE

Dinamo Luis Manuel Blanko argjentinas
Flamurtari Gugash Magani
Skenderbeu Shkelqim Muca
Tirana Nevil Dede
Shkumbini Agim Canaj
Vllaznia Mirel Josa
Teuta Edi Martini
Laci Stavri Nica
Besa Gert Haxhiu
Kastrioti Ramazan Ndreu
Bylis Nikola Ilievski maqedonas
Elbasani Krenar Alimehmeti

SI E NISEN SEZONIN
Dinamo Luis Manuel Blanko argjentinas
Flamurtari Gugash Magani
Skenderbeu Shkelqim Muca
Tirana Sulejman Starova
Shkumbini Mirel Josa
Vllaznia Mojash Radonjic malazias
Teuta Edi Martini
Laci Stavri Nica
Besa Shpetim Duro
Kastrioti Ramazan Ndreu
Bylis Ilir Spahiu
Elbasani Krenar Alimehmeti

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 08 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›