E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga fitojne Real e Barca

Nuk ndryshon kreu i klasifikimit ne Spanje pas fitoreve te Real Madrid dhe Barcelona ne javen e 10-te te kampionatit spanjoll.

Real Madrid fiton derbin madrilen kunder Atletico Madrid me rezultatin 2-0. Golat u shenuan nga mbrojtesi Carvalho ne minuten e 13-te dhe mesfushori Ozil ne te 19-en.

Barcelona fiton ne transferte ndaj ekipit tjeter madrilen Getafe me rezultatin 3-1. Golat per katalanasit u shenuan nga Messi Villa dhe Pedro ndersa goli i nderit per vendasit u shenua nga Manu me 11-metersh.

Rezultatet e tjera te dites se djeshme jane Osasuna-Hercules 3-0 Villarreal-Athletic Bilbao 4-1 Zaragoza-Mallorca 3-2 Levante-Deportivo 1-2 dhe Almeria-Sporting Gijon 1-1. Sot do te luhet Sevilla-Valencia.

Real Madrid kryeson klasifikimin me 26 pike ndjek Barcelona me 25 dhe Villarreal 23 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›