Java 10 rekord golash ne Superlige

Me gjashte golat e shenuar nga Teuta ne fitoren 6-0 ndaj Bylisit finalizimet ne javen e 10-te te Superliges shkuan ne 23 gola ose me nje mesatare te admirueshme 3.83 gola per ndeshje cka perben edhe rekordin e ketij kampionati persa i perket realizimeve brenda nje jave.
Ne total ne 10 javet e para jane shenuar 148 gola ose 2.46 gola per ndeshje.
Duke pare numrin e golave te realizuar per cdo jave statistikat jane interesante.
Java me e pasur eshte ajo e 10-ta me 23 gola mesatarja 3.83 gola/ndeshje nderkohe qe me e varfra eshte java e 4-t vetem 5 gola ne 6 takime ose 0.83 gola/ndeshje.
Java e 4-t eshte e vetmja qe nuk i ka kaluar te dy shifrat pasi nente te tjerat jane mbi kuoten 10.
Perkatesisht golat e shenuar sipas javeve java 1 16 gola 2.66 gola per ndeshje java 2 13 gola 2.16 java 3 15 gola 2.50 java 4 5 gola 0.83 java 5 15 gola 2.50 java 6 15 gola 2.50 java 7 14 gola 2.33 java 8 17 gola 2.83 java 9 17 gola 2.83 dhe java 10 23 gola 3.83.
Dinamo kryesuesja me merite e kampionatit eshte skuadra qe ka shenuar me shume ne dhjete javet e para 19 gola 1.9 gola per ndeshje me Elis Bakajn qe ka realizuar 6 dhe Martinenen e Vilen ne kuoten e 5 golave.
Edhe ne ndeshjet jashte eshte Dinamo qe ajo ka shenuar me shume 9 gola. Ne te kundert Teuta eshte i vetja skuader qe nuk ka realizuar asnje gol ne kater ndeshje.
Shkumbini nga ana e tij eshte ekipi qe ka shenuar me shume ne shtepi 12 gola 2 gola per ndeshje i ndjekur nga Flamurtari dhe Skenderbeu nga 11 gola.
Flamurtari i vendit te dyte eshte skuadra qe ka pesuar me pak ne keto 10 jave 7 gola ose 0.7 gola per ndeshje.
Flamurtari eshte dhe skuadra qe ka rendimentin me te mire dhe te golave te pesuar ne shtepi vetem 1 gol i pesuar ne 5 ndeshje.
Java Gola Mes.
Java 1 16 2.66
Java 2 13 2.16
Java 3 15 2.50
Java 4 5 0.83
Java 5 15 2.50
Java 6 15 2.50
Java 7 14 2.33
Java 8 17 2.83
Java 9 17 2.83
Java 10 23 3.83
Ndeshjet me me shume gola
6 Teuta-Bylis 6-0
6 Skenderbeu-Kastrioti 5-1
6 Dinamo-Laci 3-3
Fitoret me te thella
-6 Teuta-Bylis 6-0
-4 Skenderbeu-Kastrioti 5-1
-4 Flamurtari-Skenderbeu 4-0
-4 Vllaznia-Dinamo 0-4
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 08 Nentor 2010