Gerta Lubonja emërohet kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Ujit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot Gerta Lubonjën, në detyrën e Kryetares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
Lubonja ka mbajtur edhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. /j.p/