Mazniku takim me ambasadorin Abbott: Projekte të reja në shërbim të qytetarëve

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti sot në një takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott.
Gjatë takimit, Mazniku dhe Abbott u shprehën për forcimin e bashkëpunimit në çuarjen përpara të projekteve që rrisin impaktin e pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve.
Mazniku vuri në dukje se përmes këtij bashkëpunimi, “synojmë të rrisim mirëqenien e zhvillimin ekonomik të zonave me potenciale të mëdha por ende te pashfrytëzuara”.
“Me përshtypjet e para të tij tejet pozitive e inkurajuese për zhvillimet aq pozitive të vendit tonë, u angazhuam bashkërisht të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin e nisur e të çojmë përpara projekte të reja që rrisin impaktin e pushtetit vendor në shërbim të çdo qytetari si edhe rrisin mirëqenien e zhvillimin ekonomik të zonave me potenciale të mëdha por ende te pashfrytëzuara”, tha ministri Mazniku. /j.p/
1 nga 4