E Shtunë, 31 Tetor 2026

Getot ne Vlore zona e ish-bobinazhit 20 vjet pa investime

Banorët e një prej blloqeve të banimit  ndërtuar që në vitin 1948,  zona e ish –bobinazhit, janë lenë në mëshirën e fatit. Ditët më shi kjo zonë përjeton përmbytej ndërsa ditëve të nxehta pluhurin masiv. 
Po sikur të mos mjaftojë kjo, jeta e këtyre banorëve është një mizerje e vertete, nga momenti që u është dashur të bashkëjetojnë me ujrat e zeza të cilat derdhen ne rruge prej kanaleve të hapura prej vitesh buzë shtëpive  të tyre. Zona e ish-bobinazhit është një prej zonave me të vjetra të populluara të qytetit. Shtëpitë e dikursshme përdhese përmbyten sa here bie shi dhe ujërat e kanalit dalin prej shtatit. Kjo zonë nuk ka qenë asnjëherë pjese e projekteve apo preventive të asnjë prej kryetareve te Bashkisë së Vlorës ne këto 20 vite, dhe madje aktualisht në bashki nuk është programuar asnjë investim për këtë zonë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›