Vlore arrestohen shtate persona per kontrabande hidrokarburesh
Policia e qarkut Vlorë ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për kontrabandë me hidrokarburet që përdoren për anijet e peshkimit. Kështu, në sajë të operacionit policor të koduar “Deti i Pastër”, i një hetimi gjashtëmujor të kryer në funksion të procedimit Penal nr. 558 te vitit 2012, për veprën penale të “Kondrabandës me mallra që paguhet akcizë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 172 dhe 25 të Kodit Penal, që lidhej me kondrabandën e naftës së importuar me anije nga Greqia dhe Italia, kryer kryesisht nga anijet që përdoreshin për gjuetinë e peshkimit, duke e shituar sasinë e naftës së importuar në kundërshtim me procedurat doganore, dhe aktet e tjera normative në fuqi, ku për pasoje kanë sjellë dëme të konsiderueshme monetare interesave të shtetit. Për këtë arsye u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Muhamet Hunda, vjeç 50, pronari i anijes “ Maria Pija”, Trifon Lluçaj, vjec 20, me detyre administrator i anijes ”Vlabona”, Erion Bode, vjec 20, punonjës, ekuipazh i anijes “Valbona”- Vlorë, Armando Hoxha, vjec 27, punonjës-ejkujpazh i anijes “ Valbona”- Vlorë, Petrit Muharrem, mekanik ne anijen “Valbona”, Eduart Kujtim Mehillaj, vjec 26, me profesion tregtar. Po kështu, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bahri Jahaj, me detyrë punonjës i Policisë për Kufirin & Migracion në Stacionin Triport te Drejtorise se Kufirit dhe migracionit Vlore, i cili u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë” dhe Shpërdorimi I detyrës”.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale anija e emërtuar “Valbona”, një sasi nafte prej rreth 20 000 litra, autovetura e tipit benz me targe Vl 0366 C, autovetur e tipit “fjorinë” me targe AB 908 BL dhe 8 copë aparate celularë.