E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç: Serbia nuk e ka me ngut t`i bashkohet BE-së, kemi kushtet tona

Presidenti serb Tomislav Nikoliç i është përgjigjur deklaratave të fundit të autoriteteve të Be-së se Kosova është kusht për integrimin europian të Serbisë, me një deklaratë të fortë të lëshuar, ku ai ka thënë se edhe Serbia ka kushtet e veta për vijimin e proçesit të integrimit, raporton B92.

Ai nënvizoi: ” Nuk ka asnjë arsye për të ndjekur pas një datë dhë një letër”.

“Dhjetë vite vrapim e kanë çuar Serbinë në prag të varfërisë. Tami ka ardhur koha të mendojmë pak për veten tonë. Ne kemi miq gjithandej, le t`i lëmë të konkurojnë se cili do të ndihmojë Serbinë.”- deklaroi Nikoliç.

Në Ambamblenë e Partisë Progresiste Serbe, e cila u mbajt të shtunën në Beograd, Nikolliç ka thënë se Serbia do të përmbush të gjitha ksuhtet e nevojshme dhe dhe dhe vetë ajo nuk do të paraqitet me ksuhte që të tjerët nuk mund t`i plotësojnë.

“Ne i përkasim familjes së madhe btërore të popujve, që duan që si dhe ne të bëjnë pjesë në familjen europiane. Ata na njohin mirë dhe e dinë se çfarë jemi ne në gjendje të tolerojmë. Pa Metohinë dhe Kosovën ne do të ishim si një njeri i sëmur që jeton në një pallat luksoz.”-ka deklaruar ai.

Presindeti nënvizoi se Serbia dëshironte të bashkëpunonte, por ajo kurrë nuk ka kërkuar diçka që u përket dikujt tjetër dhe nuk ka patur për qëllim të luftojë me askënd, duke shtuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga ajo që i takon.

“Ne jemi krenar që po përballojmë me sukses probleme dhe telashe të mëdha, por ne nuk do të humbasim toruan që të lejojmë ndokënd të shkel mbi ne, dhe kjo sdo të ndodh kurrë.”- tha ai.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›